Urimi i ministrit të Infrastruktirës, Pal Lekaj për vitin e ri
Prishtinë, 31 dhjetor 2018
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një video-postimi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri, duke u bërë thirrje edhe për kujdes të shtuar në trafik.
Në vijim ndiqni të plotë urimin e ministrit Lekaj me rastin e festës së vitit të ri:
"Në ditën e fundit të vitit 2018, duke i kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po zhvillohen, ju them të gjithëve GËZUAR dhe urime për vitin e ri. Po ashtu ju bëj thirrje si në çdo rast tjetër, që të keni kujdes të shtuar në trafik. Urime viti 2019, me dëshirën që të keni shëndet, mbarësi, suksese e çdo të mirë në familjet e juaja! Festoni e gëzohuni me momentet më të mira të festës. GËZUAR!”, thuhet në urimin e ministrit Pal Lekaj.
P.S.
Videon mund ta shkarkoni nga linku në vijim:
https://www.facebook.com/562436660482814/posts/2067634873296311/