Urat në Lluzhan dhe Bardhosh afër përfundimit
Punimet në urat në Lluzhan dhe Bardhosh po i afrohen përfundimit.
Pas koordinimit të vazhdueshëm me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë, punimet kanë avancuar dhe këto dy ura së shpejti pritet të jenë plotësisht të përfunduara.
Përfundimi i tyre do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë segment rrugor.
Po vazhdojmë punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në rrugët e vendit.
Kliko VIDEO










