U rehabilitua dëmtimi i rrugës në Slivovë, Ferizaj
Si pasojë e grumbullimit të ujërave në skaj të rrugës, është dëmtuar një segment i rrugës në Slivovë, duke paraqitur rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion. Menjëherë pas pranimit të informatës, hartuam planin e intervenimit dhe sot e sanuam dëmtimin, duke rikthyer qarkullimin e sigurt në këtë pjesë të rrugës.
Për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, është jetike që Komuna e Ferizajt të ndërhyjë urgjentisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e kanalit për largimin e ujërave. Kjo do të mundësojë rrjedhjen normale të tyre dhe do të shmangë dëmtimin e mëtejmë të trupit të rrugës.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë realizimit të punimeve në këtë segment rrugor.
Kliko VIDEO










