U prezantuan variantet e “Autostradës së Dukagjinit”

Prishtinë, 3 dhjetor 2018


Komiteti Ndërministror për Autostradën që do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, mbajti takimin e vet të radhës me ç ‘rast para anëtarëve të këtij komiteti u prezantuan tri variantet e mundshme se nga do të shtrihet traseja e kësaj autostrade.


Ministri Pal Lekaj informoi anëtarët e komitetit se pas konsultimeve publike në komunat përkatëse, do të përcaktohet se me cilin variant do të shkohet tutje. 


Varianti i parë ka gjatësi rreth 90 kilometra, e dyta 94 kilometra dhe e treta rreth 96 kilometra. Autostrada e Dukagjinit parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës, kalon nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në kyçjen kryesore në autostradën për Prizren.


Për të tria variantet janë zgjedhur korridore që kanë kosto më të ulët për Qeverinë e Kosovës, pa i cenuar parametrat teknik të autostradës, e cila do të jetë e tipit të mbyllur.

Foto Galeria

Video Galeria