U nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe
Prishtinë, 7 maj 2019
Të martën në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe.
Ky protokoll u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertësh, në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.
Nënshkrimi i këtij protokolli ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijon mundësinë e qasjes së operatorëve kosovar rezident në tregun ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike.