U mbajt takimi ndërministror i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor
Në fjalën e tij Ministri Mujota, foli për prioritetin e Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe theksoi se prioritet i këtij këshilli është siguria rrugore, për çka duhet të ketë angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për rritjen e saj dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ministri Mujota, poashtu vlerësoi se me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, Ministria e Infrastrukturës, është duke u hartuar Strategjia për sigurinë rrugore në bashkëpunim me konsulencën Evropiane-EGIS International e cila pritet të përfundoi në maj të viti të ardhshëm.
“Kjo strategji do të ndikojë në përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ndëra për përfundimin e saj në afatin e paraparë, kërkohet një angazhim i të gjithë anëtarëve të këtij këshilli. Me këtë rast kërkoj nga ju që të kërkoni nga përfaqësuesit tuaj për një angazhim më të madh në grupet punuese për hartimin e strategjisë dhe nëherit kjo strategji t’i arrijë standardet e dëshiruara” tha ministri Mujota.
Sipas ministrit Mujota qëllimet e programit për siguri në komunikacionin rrugor janë: Ulja e fatkeqësive më të rënda në kushte të rritjës së komunikacionit rrugor. Republika e Kosovës numrin e fatkeqësive të komunikacionit rrugor, në raport me numrin e banorëve ta përafrojë me vendet Evropiane. Rritja e dukshme e masave preventive të organeve të rendit me mjete legjistlative. Ngritja e vetëdijës së qytetarëve për siguri në komunikacionin rrugor me anë të organizatave edukativo arsimore. Harmonizimi i legjistlativit në raport me pasojat dhe shkaqet e fatkeqësive në komunikacionin rrugor. Senzibilizimi me anë të mjeteve të komunikimit public për opinion dhe problemet dhe pasojat në komunikacionin rrugor. Ngritja e kulturës në komunikacionin rrugor. Inkuadrimi i zbatimit të programit, nga të gjitha segmentet e shtetit, organizatat profesionale, të cilat veprimtarinë e punës e kanë të lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor dhe në këtë mëenyrë japin kontribut interdisciplinar dh endërmjetësim bashkëkohor për sigurinë në komunikacionin rrugor.
Ndërsa Strategjia për Siguri në Komunikacionin rrugor, mbështetet në të dhënat për numrin dhe shkaqet e aksidenteve në komunikacionin rrugor, ku të dhënat për aksidentet rrugore janë siguruar nga Policia e Kosovës-Policia e Trafikut.
Strategjia për siguri në komunikacionin rrugor përfshinë të gjitha pikat të cilat janë të identifikuara si problematike, të cilat kontribuojnë në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, shtoi ministri Mujota.
Jakup Hoti, drejtor i Sekretariatit për siguri në komunikacionin rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës, paraqiti raportin i cili paraqet numrin e aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 2010 dhe nëntëmujorit të këtij viti. Sipas këtij raporti, gjatë viti 2010, kanë ndodhur 13241 aksidente, në nëntëmujorin e këtij viti, kanë ndodhur 14041 aksidente, çka do të thotë se këtë vit numri i aksidenteve në komunikacionin rrugor është rritur për 6.0 për qind.
Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministri i ministrisë së Drejtësisë Daut Xhemajli, zëvendësministri i Arsimit Nehat Mustafa, zëvendësministri i Ekonomisë, Ramadan Avdiu, nga Policia e Kosovës, Sheremet Ahmeti, përfaqësuesja e Zyrës së kryeministrit, Dhurata Hoxha, nga kompania konsulente në Ministrinë e Infrastrukturës-EGISBCEOM- International, Eric Hoyrup, si dhe Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.