U mbajt Takimi Komitetit Drejtues Nderministror për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë – Hani I Elezit”

Sot ne Ministrine e Infrastrukturës u mbajt  takimi i Komitetit Drejtues Nderministror për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë – Hani I Elezit” përkatësisht Rruga R6.

Ne kete takim u diskutua  ecuria e deritanishme dhe operimi i listës së kompanive që kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në ndërtimin e kësaj rruge.

KOmiteti Nderministror ka aprovuar nga Komiteti Drejtues  procedurat për Shërbimet e Këshillimeve të Transaksionit.

 

Po ashtu eshte bere e ditur per   tre operator qe kane ofertuar:

1.      Roughton International Limited

2.      Andonio Ascoli Cavasova Scamoni –CMS

3.      Inxhinierski Biro+Omega Consult+Faculty of Tourizm and Hospitality  Management

 

Nga Komisioni ndërministror është shpallur fitues oferta më e favorshme ekonomikisht dhe  është nënshkruar kontrata me OE “Andonio Ascoli Cavasova Scamoni –CMS”. Vlera:  444.280€

 

 

 Po ashtu MI sipas vendimeve të Komitetit Drejtues ka proceduar me Shprehjen e interesit për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë-H. i Elezit.

 Kompanite te cilat kane konkurruar:

·        CMS-Dogus J. V.

·        Bechtel&Enka J. V.

·        Strabak

 

Komisioni ndërministror i vlerësimit ka përfunduar fazën e parakualifikimit të ofertuesve

Foto Galeria

Video Galeria