U mbajt takimi i Komitetit Drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit
U mbajt takimi i radhës i Komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, R6.Në takim u analizua ecuria e deritashme e procesit tenderues për ndërtimin e kësaj autostrade, si dhe kërkesa e operatorëve ekonomikë për zgjatjen e afatit për dorëzimin e ofertave në Ministrinë e Infrastrukturës. Pas shqyrtimit të kërkesës për zgjatjen e afatit, anëtarër e Komitetit u dakorduan që operatorëve ekonomikë t’u zgjatet afati i dorëzimit të ofertave deri më 11 tetor 2013 (e premte).Anëtarët e Komitetit Ndërministror shpresojnë që operatorët e parakualifikuar do të arrijnë që në tërësi t’i përgatisin kërkesat që lidhen me këtë proces.