U inaugurua terminali i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
Sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëuar nga homologu u tij nga Turqia Recep Tayip Erdogan, si dhe homologu tjetër nga Shqipëria Edi Rama, përuruan terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, përfaqësuesi i familjes Jashari, kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nga ana tjetër, përfaqësues të shumtë ishin edhe ata nga Qeveria e Shqipërisë dhe Turqisë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi këtë projekt e vlerësoi në mesin e projekteve madhore të vendit tonë. “ Ky projekt u realizua me sukses, andaj ndihemi krenarë që e mbanë emrin e komandantit legjendar Adem Jashari” tha kryeministri Thaçi. Thaçi theksoi se shumë shpejt do të kemi edhe një përurim madhor të këtij niveli, përurimin e projektit të “Rrugës së Kombit”. Kryeministri Thaçi falenderoi Erdoganin dhe Ramën për pjesëmarrjen në këtë inaugurim me vlerë të madhe shtetërore e kombëtare.
Kryeministri Thaçi gjithashtu theksoi: “Ta shnëdrrojmë Kosovën në një pikë lidere dhe qendër rajonale të aviacionit. Dhe jo vetëm kaq. Aeroporti i Prishtins “Adem Jashari” edhe sot ka numrin më të madh të pasagjerëve në rajon. Është detyra ime dhe e kolegëve të mi që të punojmë që qytetarët tanë të mund të udhtojnë shpejt pa viza, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombtar të Prishtinës.
Ndërtimi i këtij aeroporti, tregon se Kosova edhe pse vetëm gjashtë vite shtet, me 104 njohje ndërkombtare, është një vend i ri, është një shtet i mundësive të mdha, i mundësive të reja, i mundësive evropiane. Ne bashkrisht të gjith, po e shnëdrrojm Kosovën në një kantier ndërtimi. Sot një muaj ne gjithashtu do t prurojm autostradn më të mirë në rajon, punimet që do të prmbyllen prtej kryeqytetit t Republiks s Kosovës, Prishtinës. Pra, kështu të gjith së bashku po e ndërtojm Kosovën e re, Kosovën si atdhe të të gjithë qytetarve të saj, po e ndërtojm Kosovën e ëndrrave tona, Kosovën evropiane. Dhe për t’u kthyer sërish në Kosovë, në këtë rrugtim tonin global, përmes aeroportit që me krenari mban emrin e komandantit legjendar Adem Jasharit, i cili është vet sinonimi i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.
Ndërsa, kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, u shpreh se në Kosovë po vazhdon realizimi i projeteve të rëndësishme për këtë shtet dhe shtoi se vërehet se Kosova po ndërtohet dita ditës. Kryeministri turk, Erdogan për këtë sukses e përgzoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe konsorciumin turko-francez.
Ai tha se çdo herë që vijnë në Kosovë, shohin përparime. Erdogan tha se shpresoi se do të ketë nj zhvillim edhe më të hovshëm, duke shprehur mbështetjen e Turqisë për zhvillimin e mëtejm. Ai tha se Kosova është vend mik i Turqisë.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi me këtë rast u tha se kjo është një ditë historike për Kosovn.
Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama deklaroi se nuk mund të kishte emër më të duhur për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, se emri Adem Jashari.
“Adem Jashari është emri i krenarisë së këtij vendi. Dhe nga sot Kosova e re do të pres me krenari legjitime miqtë e vet që shtohen dita ditës. Urime me gjithë zemër për këtë vepër të shkëlqyer të këtij shteti, shteti i cili tashmë ka kapur shumë nga koha e humbur, duke u bërë një shembull admirues për rajonin”, tha ndër të tjera, Rama.
“Nuk mund të kishte një ditë më të bukur se kjo e sotmja, plot krenari e plot diell si kjo e sotmja”, tha Rama, për të pritur kryeministrin Erdogan, “vëllanë tonë të pandarë, në festa dhe vështirësi”.
Ndërtimin e këtij terminali e realizoi, konzorciumi “Limak Aeroport de Lyon”. Vlera e këtij projekti është 130 milionë euro, ndërsa ka një kapacitet për 4 milionë persona. Ky terminal radhitet si terminali më modern në rajon.