Të përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonës dimërore
Javën e kaluar, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbajti një takim koordinues me Policinë e Kosovës dhe operatorët ekonomikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve, në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.
Diskutuam për gatishmërinë e ekipeve në terren, gjendjen e makinerive për pastrimin e borës dhe sigurimin e sasive të nevojshme të kripës për trajtimin e ngricave.
Rrugët i mirëmbajmë gjatë gjithë vitit, duke i përshtatur ndërhyrjet me kushtet e secilit sezon. Kujdesi i drejtuesve të automjeteve ndihmon në parandalimin e aksidenteve, sidomos kur ka borë e ngrica.
U kujtojmë të gjithë drejtuesve të automjeteve se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars. Para nisjes, kontrolloni gjendjen e gomave dhe gjatë udhëtimit përshtateni shpejtësinë me kushtet errugës.










