Të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

15 janar 2017

Me gjithë reshjet e djeshme të borës, rrugët në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës me ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, duke monitoruar, mirëmbajtur dhe pastruar rrugët në tërë vendin.

Koordinimi me Policinë e Kosovës po bëhet në vazhdimësi, për të mundësuar zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe sigurt.

Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke bashkëpunuar me ekipet lokale, si ndihmë shtesë, nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në tërë vendin, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
 

Foto Galeria

Video Galeria