Sqarim për opinion : Rruga Nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit e hapur për qarkullim
Prishtinë,22 dhjetor 2018
Ministria e infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim. Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar.