Sqarim

 Prishtinë, 9 gusht 2019

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar disa pyetje rreth asfaltimit të rrugës me kalldrëm në Trepçë, prandaj në vazhdim ju informojmë për rrjedhojën e këtij veprimi.

 

Në bazë të planifikimit vjetor të menaxherit rajonal nga drejtoria e menaxhimit të rrugëve, planifikim ky në të cilin përfshihen të gjitha nevojat dhe kërkesat e banorëve, është paraparë asfaltimi i 263 metrave të mbetur të rrugës rajonale 22 kilometërshe R129, Mitrovicë – Bajgorë – Bicel.

 

Ky vendim është marrë nga menaxheri kompetent, pas kërkesës së banorëve dhe konstatimeve se rruga është tërësisht e degraduar. Në të njëjtën kohë, asfaltimi është vazhduar edhe për këtë pjesë, me qëllim të evitimit të pengesave në lëvizjen e lirë dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

 

Ju njoftojmë, sipas mbikëqyrësve të rajonit të Mitrovicës, se e tërë pjesa tjetër e rrugës, deri tek ky 263 metërsh, është asfaltuar qysh para luftës, mbi kalldrëmin ekzistente.

Foto Galeria

Video Galeria