Sot zv.ministri Grabovci do të merrë pjesë në fillimin e punimeve për riparimin e pesë urave në magjistralen Prishtinë-Shkup

Nesër më 22 maj 2009, Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, do të merrë pjesë në fillimin e punimeve për riparimin e pesë urave në magjistralen Prishtinë-Shkup, përkatësisht në Kaçanik.

Fillimi i punimeve bëhet në fshatin Polivodicë, rreth 6 kilometra prej Kaçanikut në drejtim të Shkupit. Financimin e riparimit të këtyre urave e ka mundësuar Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

 

Ftojmë të gjitha mediat, që të përcjellin fillimin e këtyre punimeve.

 

PS: Transporti për gazetarë sigurohet nga MTPT-ja. Konfirmimin për ardhjen tuaj mund ta bëni përmes këtij numri të telefonit: 044/186-277, deri në orën 10.30.

Nisja e organizuar bëhet në orën 11.00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria