Sot isha për vizitë në veriun e vendit, ku inspektova nga afër gjendjen e rrugës Mitrovicë – Jarinjë (N22.3), si dhe vizitova Urën e Leshakut
Ministri Dimal Basha vizitoi sot në veriun e vendit, ku inspection nga afër gjendjen e rrugës Mitrovicë – Jarinjë (N22.3), si dhe vizitova Urën e Leshakut.
Rruga drejt Jarinjës i është nënshtruar sanimeve, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka për banorët dhe për sigurinë publike, planifikojmë që gjatë vitit të ardhshëm ta rehabilitojmë dhe ta zgjerojmë aty ku e lejojnë kushtet teknike.
Po ashtu Basha e vizitoi Urën e Leshakut, e cila ka pësuar dëme të mëdha nga vërshimet dhe paraqet rrezik për qëndrueshmërinë e saj. Për këtë arsye do të diskutojmë me projektuesit për ndërtimin e një ure të re, që do të ofrojë qasje më të mirë dhe siguri më të madhe për banorët e asaj zone.
Në Jarinjë u ndala edhe për t’i përshëndetur zyrtarët tanë kufitarë. Me këtë rast i falënderova për shërbimin profesional, përkushtimin dhe punën e palodhshme që bëjnë.
Qeveria Kurti ka investuar shumë në sigurinë e veriut, ndërsa tani po investojmë edhe në infrastrukturë. Sepse për ne, Kosova është një dhe e pandarë – si në siguri, ashtu edhe në investime.
Kliko VIDEO










