Rrugët në pjesët e thella malore, në gjendje të mirë

22 janar 2017

Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në zonat malore po mundëson një qarkullim të lehtësuar.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar rrugëve rreth qendrave të turizmit dimëror.

Bazuar në të dhënat na terreni, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale mbeten të kalueshme.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipet mbështetëse të MI-së janë duke monitoruar punën e kompanive të kontraktuara, duke qenë në koordinim të plotë.

Ekipet e MI-së vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në disa komuna, në të cilat ka pasur reshje më të mëdha të borës.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin.
 

Foto Galeria

Video Galeria