Rrugët në mbarë vendin të hapura, MIT-ja në gatishmëri
Prishtinë, 14 janar 2019
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bënë të ditur se edhe përkundër faktit që mëngjesin e sotëm kanë rifilluar reshjet e borës, rrugët që janë në përgjegjësi të këtij dikasteri janë të pastruara dhe të qarkullueshme. Ekipet e MIT-së janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe të gatshme të intervenojnë përkitazi me situatën.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ministri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim të plotë në vazhdim:
“Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Mos dilni pa pajisjet dimërore dhe kujdes shpejtësinë!”, thuhet në statusin e postuar nga ministri Pal Lekaj.