Rruga Sofali – Kolovicë u përurua, investim 1.5 milion euro nga Qeveria Kurti

 Sot përurova përfundimin e fazës së dytë të ndërlidhjes së rrugës Kolovicë – Sofali (rruga “Abedin Dino”), projekt ky me rëndësi për Prishtinën dhe banorët e kësaj zone.


Ky projekt ka vlerë prej rreth 2.5 milionë euro, ndërsa Qeveria Kurti, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ka financuar 1.5 milionë euro, apo 60% të investimit total.


Rruga ka këto karakteristika:


-1.56 kilometra është rrugë e re;

-Ka 6.5m gjerësi të shiritit qarkullues;

-Përmban 2.5 metra shteg për çiklistë;

-Posedon trotuare në të dyja anët e rrugës;

-E ka të instaluar ndriçimin publik modern;

-E ka rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik;

-Përmban rrjetin e ujësjellësit, rezervuar të ujit dhe stacion pompimi;

-Si dhe infrastrukturën e plotë nëntokësore.


Ky është investim që përmirëson qarkullimin e banorëve, e rritë sigurinë dhe cilësinë e jetës për shfrytëzuesit e rrugës dhe krijon hapësirë moderne e funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës.


Urime banorëve të Sofalisë dhe Kolovicës për këtë projekt të shumëpritur, si dhe çiklistëve, vrapuesëve dhe të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë në baza ditore.

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria