Rruga Nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet përkohësisht
Prishtinë, 26 tetor 2018
Në orët e paditës ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.
Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës është informuar se kanë marrë lëndime të lehta, për të cilat Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ju dëshiron shërim të shpejtë.
Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve.
Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar.
Ju faleminderit për mirëkuptim.