Rruga Junik–Gjeravicë drejt përfundimit
Rruga Junik-Gjervicë, tashmë drejt përfundimit. Ky projekt është investim me vlerë prej mbi 4.8 milionë euro, që financohet plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kurse po realizohet në kuadër
të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Junikut.
Gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur disa çështje pronësore, të cilat tashmë janë zgjidhur, duke mundësuar vazhdimin normal të punimeve deri në përfundimin e tyre.
Me gjatësi prej 18 kilometrash, kjo rrugë krijon qasje më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës, majës më të lartë të Republikës së Kosovës.
Asfaltimi i kësaj rruge do të forcojë lidhjen me një nga destinacionet më të bukura malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone.
Me Qeverinë Kurti, si asnjëherë më parë po i japim prioritet investimeve në infrastrukturën e zonave malore. Këto janë investime që lidhin qytetarët, nxisin zhvillimin e turizmit dhe e bëjnë Kosovën më të qasshme në çdo cep të saj.
Kliko VIDEO










