Rruga Gorancë–Krivenik drejt përfundimit!
Pas vizitës së fundit, kur rruga ishte ende me zhavorr, sot po vazhdon asfaltimi në fazën e dytë të këtij projekti.
Faza e parë ka 1.8 kilometra rrugë me vlerë prej rreth 400 mijë euro, ndërsa segmenti i dytë që po asfaltohet tani ka gjatësi prej 2.6 kilometrash dhe vlerë prej 694 mijë euro.
Pra, në total kemi mbi 1 milion euro investim nga Qeveria Kurti për Komunën e Hanit të Elezit në këtë projekt të rëndësishëm.
Kjo rrugë lidh banorët e Gorancës me Krivenikun dhe zonat përreth, përmirëson qarkullimin dhe sigurinë, si dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronave dhe zhvillimin e kësaj zone.
Vazhdojmë me punë konkrete në terren dhe me investime në infrastrukturë që ua lehtësojnë jetën qytetarëve.
Kliko VIDEO










