Rruga "Bujar Roka" në Gjakovë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka investuar mbi 5 milionë euro në rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka”, e cila është pjesë e Qarkores së re të Gjakovës.
Së bashku me kontratën e realizuar më herët për daljen e Gjakovës drejt Prizrenit, si dhe projektin në realizim e sipër të tranzitit të ri, investimi i Ministrisë në Qarkoren e Gjakovës arrin në 8.7 milionë euro.
Projekti është hartuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa financimi është mbuluar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Ky investim do të përmirësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Kliko VIDEO










