Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës
23 dhjetor 2020
Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.
Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre të mirëmbajtjes dimërore në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:
-Në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Por, pavarësisht intervenimeve, rrugët vazhdojnë të mbeten të lira për qarkullim.
-Në kilometrin e 12-të të rrugës N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, të rajonit të Pejës, është duke u punuar në sanimin e deformimit të trupit të këtij segmenti rrugor. Përndryshe, të gjitha rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të qarkullueshme.
-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët e rajonit të Ferizajt.
-Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.
-Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të lira dhe në gjendje normale, pa ndonjë intervenim shtesë.
-Intervenime me kripë po bëhen edhe në rrugët e rajonit të Prizrenit, saktësisht në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë dhe Zhur-Restelicë.
Poashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë edhe në autoudhët e Kosovës. Kësisoj, në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova”, po intervenohet me kripë si masë sigurie. E njëjta masë po ndërmerret edhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit.
Kryesisht, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve.