Qindra mijëra euro zotohen për infrastrukturën rrugore të Pejës
Prishtinë
15 gusht 2018
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të mërkurën priti në takim nënkryetarin e Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit për financimin e projekteve infrastrukturore në Pejë, me vlerë mbi 315 mijë euro.
Me këtë rast, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake nga vitet paraprake, 2016 dhe 2017, me të cilat garantohen mjetet financiare për projektet të cilat janë në realizim e sipër.
Disa nga projektet që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar për këtë vit në Pejë janë:
Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut
Asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut
Asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj
Asfaltimi i rrugës Gllaviqicë-Vragoc
Ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë
Kadriu dhe Gashi gjithashtu biseduan edhe për problemet dhe vështirësitë e përgjithshme rrugore të Pejës, duke shqyrtuar edhe zgjdhjet e mundshme.
Zëvendësminstri paralajmëroi edhe vizitë për inspektim të projekteve në Komunën e Pejës, ndërkaq kërkoi nga nënkryetari që të përgatiten edhe të tjera projekte të cilat do të kenë mbështetjen e MI-së.