Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon investimet infrastrukturore edhe në Komunën e Prishtinës

 Një nga projektet që po realizohet në kryeqytet është vazhdimi i rrugës “Bajram Bahtiri”, me vlerë të përgjithshme prej 2.9 milionë eurosh, ku 1.4 milionë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit investon në të gjitha komunat e Kosovës, në partneritet me pushtetin lokal, për të realizuar projekte që përmirësojnë infrastrukturën dhe lehtësojnë jetën e qytetarëve.


Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë nënshkruar tri marrëveshje për realizimin e projekteve infrastrukturore me vlerë të përgjithshme prej 9 milionë eurosh:


* Ndërlidhja e rrugës Kolovicë – Sofali;

* Vazhdimi i rrugës “Bajram Bahtiri” me katër korsi;

* Kyçja në rrethin e Lakrishtës.


Nga kjo shumë, 4.3 milionë euro, ose rreth 47% e investimit total, financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.


Këto investime konfirmojnë angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e infrastrukturës në kryeqytet, në partneritet me komunat dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria