Qeveria e Republikës së Kosovës sot miratoi financimin e katër projekteve infrastrukturore në katër komuna
Prishtinë,
24 qershor 2026
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mundësuar alokimi i mjeteve financiare për realizimin e katër projekteve infrastrukturore në komunat Mitrovicë, Fushë Kosovës, Graçanicë dhe Obiliq.
Në Komunën e Mitrovicës, me investim prej 500 mijë euro, do të realizohet asfaltimi i rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë, Kutllofc dhe Vllahi.
Në Komunën e Fushë Kosovës, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në kuadër të projektit të përbashkët me Komunën e Graçanicës.
Në Komunën e Graçanicës, do të financohet rehabilitimi i rrugës Uglari, në kuadër të projektit të përbashkët me Komunën e Fushë Kosovës, me vlerë totale prej 200 mijë euro.
Në Komunën e Obiliqit, me investim prej 450 mijë euro, do të realizohet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës që lidh Plemetinin me Hamidin dhe Sibocin si dhe ndërtimi i sistemit të ndriçimit publik.
Këto investime do të përmirësojnë infrastrukturën lokale, do të rrisin sigurinë në komunikacion dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët në këto komuna.










