Punimet po vazhdojnë në rrugën Dollc – Zahaq
Punimet po vazhdojnë në segmentin rrugor Dollc – Zahaq, ku si Ministri jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me mbikëqyrësin dhe operatorët ekonomikë, në mënyrë që punimet të avancojnë sipas afateve dhe planit të paraparë.
Sikurse në çdo projekt të madh infrastrukturor, edhe këtu ka sfida dhe vështirësi në terren. Megjithatë, si kabinet dhe si Ministri jemi maksimalisht të angazhuar që çdo problem të adresohet sa më shpejt dhe të gjenden zgjidhjet e nevojshme për vazhdimin e punimeve.
Qytetarët i presin këto projekte dhe obligimi ynë është t’i çojmë deri në fund. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin gjatë realizimit të punimeve. Do të vazhdojmë të jemi në terren dhe të punojmë që ky segment të përfundojë sa më shpejt dhe me cilësinë e kërkuar.
Kliko VIDEO










