Punimet po avancojnë në rrugën Shtedim – Podi i Jakupit, në komunën e Pejës

 Punimet po avancojnë në rrugën Shtedim – Podi i Jakupit, në Pejë, ku Ministria I nfrastrukturës dhe Transportit po investon 560,700 euro në segmentin me gjatësi prej 3.22 kilometrash.


Këtë projekt po e realizojmë në bashkëpunim me Komunën e Pejës, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira e më të sigurta për banorët e kësaj zone.


Së bashku me dy segmentet e tjera, investimi përfshin gjithsej 10.1 kilometra rrugë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milion eurosh.


Punimet po vazhdojnë, ndërsa ne do të jemi vazhdimisht në terren, në bashkëpunim me të gjithë akterët, për të ndihmuar që këto projekte të rëndësishme për këtë zonë të realizohen sa më mirë.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria