Prishtina do të nis të frymoj më lirshëm nga komunikacioni

Prishtinë

23 qershor 2016

 

Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës kanë nisur punimet për rehabilitimit dhe rikonstruktimit të rrugës nacionale N9 - pjesa Rrethrrotullimi Prishtinë - Rrethrrotullimi Fushë-Kosovë dhe riorganizimit të rrugës nacionale N2 – segmenti Veternik.

 

Nga dy korsi që janë në shkuarje dhe ardhje, pas kryerjes së punimeve do të bëhen me nga tri korsi duke ndikuar në shkarkimin e komunikacionit që shpeshëherë di të sjellë kolona të gjata dhe aksidente komunikacioni.

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka deklaruar se me këto investime u është bërë zgjidhje edhe banorëve dhe biçiklistëve, të cilët nuk kanë pasur shteg të vecantë për ta.

 

\"Shumica e kërkësave kanë të bëjnë me pengesat që janë shfaqur në komunikacion për shkak të shiritit shtesë. Kërkesat e banorëve kanë qenë që ne ta largojmë barrierat mes shiritit anësor dhe mes dy shiritave kryesor dhe të kemi natyrisht me kërkesë të banorëve edhe shtegun e kalimit për këmbësor dhe për biçiklistë. Investimi në dy projektet është afë 1.5 milionë euro. Ne besojmë që brenda 200 ditëve do të kryhen të gjitha riorganizimet. E para, qëllimi i kësaj është lehtësimi i komunikacionit, natyrisht plotësimi i kërkesave të banorëve për një qasje më të mirë në rrugë dhe zvoglimi i aksidenteve në komunikacion\", ka deklaruar ministri Zharku.

 

Vlera e kontratës për projektin që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën, kap shifrën e 633,761.67 €  .

 

3 korsitë në ardhje dhe ne shkuarje do të 3x3.5 metra gjerësi, shiriti i biçiklistëve do të jetë 2 metra i gjerë, shiriti i këmbësorëve do të jetë 2x1.5 metra, ndërsa shiriti ndarës i gjelbërimit në mes do të jetë 4.0m që në total profili karakteristik arrinë gjerësinë prej 33.60 metra.

 

Kompania që ka fituar njërin lot të tenderit për rregullimin e kësaj rruge kanë premtuar se do të dinamizojnë punët për të kryer projektin para kohe.

 

\"Do t\'i përbahemi kontratës siç është specifikuar. Në rastin konkret që është, ne me strafin e kompanisë kemi vlerësuar dhe zotohemi edhe këtu përpara juve që do të punojmë edhe në ndërrimin e dytë, kështu që shpresojmë se do ta përfundojmë para afatit të caktuar, që të ecim më shpejtë dhe që komunikacionin ta menaxhojmë në mënyrën më të mir që të mos mbetet i bllokuar\", ka deklaruar Bajram Gashani, përfaqësues i kompanisë kontraktuese.

 

Po ashtu në kuadër të kësaj kontrate parashihen të ndërtohen dy Rrethrrotullime:

 

Në hyrje të objektit të FSK-së, në stacionazhën 0+500m nga rrethrrotullimi në dy nivele në Prishtinë dhe në udhëkryqin afër mbikalimit të Autostradës, në stacionazhën 1+850m nga rrethrrotullimi në dy nivele në Prishtinë.

 

Ndërkaq, vlera e riorganizimit të rrugës nacionale N2 – segmenti Veternik arrinë në 698,523.94 € për njësi.

 

Kompanitë kontraktuese kanë afat prej 180 ditë punë që të finalizojnë punimet.

 

Kjo rrugë do të ketë tre shirita qarkullues 3x3.75 metra dhe një shirit për biçiklist me gjerësi 2.25m, kurse në mes të këtyre shiritave nuk do të ketë ndarje fizike.

 

Po ashtu në kryqëzimin e rrugës me hekurudhën do të ndërtohet një rrethrrotullim përmes të cilit do t\'u lehtësohet qarkullimi dhe kyqja e pjesëmarrësve të komunikacionit, si atyre që janë në qarkullim në rrugën N2 po ashtu edhe lagjeve dhe bizneseve që janë afër kësaj rruge.

Foto Galeria

Video Galeria