Po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në të gjithë territorin e vendit
Në kuadër të planit mujor të mirëmbajtjes së rrugëve, po vazhdon realizimi i punimeve në rrugën nacionale N9, në zonën e Dukagjinit, përkatësisht në rajonin e Pejës.
Ekipet janë vazhdimisht në terren, duke u angazhuar në përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ministria po vazhdon zbatimin e planeve mujore të mirëmbajtjes në të gjitha rajonet e vendit, duke siguruar organizim më efikas, mbikëqyrje të vazhdueshme dhe realizim të rregullt të punimeve në terren.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe i lusim të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku po zhvillohen punimet.
Kliko VIDEO










