Po vazhdojnë punimet në projektin rrugor Livadhet e Istogut – Mokna

 Bazuar në dinamikën aktuale të punimeve, pritet që projekti të përfundojë brenda këtij viti.


Në Fazën II, deri më tani janë asfaltuar rreth 8.2 kilometra, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 3.7 kilometra për asfaltim. Në Fazën I, punimet janë realizuar në masën rreth 90%.


Faza I

Vlera e kontratës: 855,185.02 euro

Gjatësia e rrugës: 7,266 metra


Faza II

Vlera e kontratës: 2,844,411.83 euro

Gjatësia e rrugës: 11,907 metra


Në total, Komuna e Istogut përfiton një projekt rrugor me gjatësi afër 20 kilometrave dhe me vlerë të përgjithshme investimi prej 3,699,596.85 eurosh.


Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira të qarkullimit për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria