Po vazhdojnë punimet në Dollc - Gjakovë
Po vazhdojnë punimet në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N9, Dollc – Gjakovë.
Aktualisht, në të gjashtë segmentet, kompanitë po realizojnë punimet e dheut (gërmime dhe mbushje), punim të strukturës së rrugës dhe vendosje të tamponëve.
Menaxherët dhe kompanitë janë përkujdesur që trafiku të zhvillohet në normalitet, duke sinjalizuar mbarë hapësirën.
Dollc – Gjakovë ka gjatësi 31 kilometra. Ajo do të bëhet me katër korsi si dhe me infrastrukturën përcjellëse sipas standardeve të parapara për këtë kategori rrugësh.