Po realizohet zgjerimi i rrugës QMI – Lipjan (N25)

 Projekti për zgjerimin e rrugës QMI – Lipjan (N25), me gjatësi prej 3.8 kilometrash dhe vlerë kontraktuale prej 6.8 milionë eurosh, po vazhdon sipas planifikimit dhe përbën një investim të rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në këtë segment rrugor.


Gjatë realizimit të punimeve janë paraqitur disa sfida që lidhen me infrastrukturën nëntokësore, si rrjeti i ujësjellësit dhe mungesa e kanalizimit fekal. Për adresimin e tyre, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është në koordinim të vazhdueshëm me të gjithë akterët përgjegjës, me qëllim që projekti të realizohet me cilësi dhe brenda afatit të paraparë.


Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim. Ministria do të vazhdojë të monitorojë nga afër ecurinë e projektit dhe, në bashkëpunim me institucionet dhe operatorët përgjegjës, do të adresojë me kohë çdo sfidë, me synim përfundimin e punimeve sa më shpejt dhe me standardet e kërkuara.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria