Pika kufitare Restelicë - Strezomir e hapur nga sot

Prishtinë, 20 korrik 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të pikës së përkohshme kufitare Restelicë - Strezomir.

 

Ministri Lekaj rikonformoi zotimin e tij dhe dikasterit që ai drejton për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për 5 kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.

 

Pika kufitare Restelicë - Strezomir, fillimisht do të jetë e hapur vetëm në sezonë, nga 20 korriku deri më 20 gusht 2019, ndërsa në të ardhmen pritet të bëhet pikë kalimi e përhershme.

Foto Galeria

Video Galeria