PËRUROHET RRUGA HOGOSHT - LISOCKË

Lisockë, 25 nëntor 2015


Në vigjilie të festës së 28 Nëntorit,  zëvendësministrat e Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, së bashku  me kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, përuruan rrugën  Hogosht-Lisockë, të gjatë rreth 7 kilometra, ndërtimi i së cilës ka kushtuar mbi 1 milion euro, ndërsa realizimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore e ka financuar Ministria e Infrastrukturës. 

 

Në fjalën përuruese, kryetari i komunës, Begzad Sinani, falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës për  financim të këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin më të hovshëm ekonomik dhe për jetën e banorëve të kësaj ane.

 

Kryetari i komunës, Sinani, deklaroi se kjo zonë ka nevojë për mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës për realizimin e projekteve të reja të infrastrukturës rrugore, ndërsa zëvendësministri Fehmi Mujota shprehu kënaqësinë që një projekti i këtillë i rëndësishëm përurohet në prag të festës së 28 Nëntorit.


 

Foto Galeria

Video Galeria