Njoftim: Të hënën bëhet lansimi i fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”

Prishtinë,

30 nëntor 2018

 

Të hënën, më 03 dhjetor 2018, Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.

 

Ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet ditën e hënë, më 03 dhjetor 2018, me fillim nga ora 11:00, në rrugën “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban (Katedralja “Nënë Tereza”).

 

Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues nga Auto Moto Club Kosova.

 

Ministria e Infrastrukturës fton median tuaj që të përcjellë nga afër këtë aktivitet.

Foto Galeria

Video Galeria