Njoftim: Rifillon puna në njësitë e patentë shoferëve
Ministria e Infrastrukturës, njofton kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së NJPSH-ve me kandidatë, duke filluar nga 20.07.2020, konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, si në vijim:
· Zbatimin e masave anti Covid-19 dhe udhëzimeve të përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH (Manuali),
· Sipas rekomandimeve, të gjitha njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre (zyre dhe salla),
· Pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së (paku 1.5m2),
· Kandidatët për t’iu nënshtruar provimit (teorik dhe praktik), obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,
· Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe marrje të rezultatit, obligohen në respektimin strikt të distancës fizike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,
· Numri i kandidatëve në salla do të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike,
· Në hyrje të objek teve të NJPSH-ve dhe salla, do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.
· Komunikimi i rezultatit të provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa bëhet dezinfektimi i ambientit për terminin tjetër).
Zbatimi i masave është obligativ dhe do të mbikqyret nga institucionet relevante.