Njoftim për medie mbi konferencën e fundvitit
Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se nesër, e martë, më 29 dhjetor 2015, në orën 13:00, në lokalet e Ministrisë së Infrastrukturës, ministri z. Lutfi Zharku do ta mbajë konferencën e fundvitit për media, ku do të prezantohet raporti vjetor i të arriturave të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që ta përcjellin këtë konferencë.