Njoftim për medie lidhur me situatën e krijuar në Brezovicë
Prishtinë,
20 janar 2018
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njofton se situata e reshjeve të dendura të borës ka sjellë probleme në gjithë Kosovën, e kjo me theks të veçantë po haset në vendet malore.
“Një rast specifik është Brezovica, për shkak të makinave që janë parkuar në mënyrë të parregullt, kompania e mirëmbajtjes nuk ka arritur me kohë të bëjë pastrimin e rrugës dhe si rrjedhojë e kësaj janë bllokuar nxënës të cilët kanë qenë në pikën turistike të Brezovicës. Me këtë rast dëshirojë t'i sigurojë të gjithë familjarët e nxënësve që jam në kontakt personalisht me të gjithë faktorët për të bërë të mundur që të lëvizin autobusët dhe automjetet tjera në drejtimet e tyre pa pengesa e pa u rrezikuar jeta e askujt. Ju bëjë thirrje të gjithëve që të jenë bashkëpunues e ndihmues në këtë rast dhe të tjera si kjo. Siguria në rrugë është detyrim i të gjithëve”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.