Njoftim për media-më 09.07.2026 mbyllet perkohesisht segmenti rrugor Brezovicë – Prevallë, nga ora 8.00-18.00
Ju njoftojmë se në kuader të punimeve që janë duke u kryer ne pojektin: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për 3 vite në Vazhdim– Ferizaj 1”.
Gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit – Prevallë, më datë 09.07.2026 (E enjte) është planifikuar asfaltimi i një segmenti rrugor në gjatësi prej L = 1,050 m.
Për të mundësuar zhvillimin e punimeve në kushte të sigurta, pa pengesa dhe në përputhje me standardet teknike të kërkuara, do të bëhet mbyllja e përkohshme të qarkullimit për segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë, më datë 09.07.2026, në intervalin kohor 08:00 – 18:00.
Mbyllja e përkohshme e këtij segmenti është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik dhe të personelit të angazhuar në punime, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit.
Ftojmë të gjithë qytetarët që në atë interval kohor të shfrytëzojnë rruget alternative!










