NJOFTIM PËR MEDIA
Prishtinë, 5 korrik 2016
Të mërkurën, më 6 korrik 2016, në orën 15:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të marrë pjesë në inaugurimin e vazhdimit të asfaltimit të rrugës Botushë-Koshare, me gjatësi prej 8.3 kilometrash.
Vlera e kontratës së këtij projekti është 725,252.49 , ndërsa procedurat e prokurimit i ka kryer Ministria e Infrastrukturës, e cila është edhe investitore e realizimit të projektit.
Projekti i kësaj rruge fillon nga fshati Botushë dhe vazhdon deri në Koshare, pikërisht te varrezat e dëshmorëve të rënë në betejën e Kosharës.
Afati për realizimin e projektit është 180 ditë pune.