NJOFTIM PËR MEDIA

 Të nderuar,

 

Ju informojmë se nesër (e enjte, 23 qershor 2016), ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, bën inaugurimin e fillimit të punimeve për realizimin e dy projekteve: rehabilitimit dhe rikonstruktimit të rrugës nacionale N9- pjesa Rrethrrotullimi Prishtinë - Rrethrrotullimi Fushë-Kosovë dhe riorganizimit të rrugës nacionale N2 – segmentiVeternik (udhëkryqi për Gjilan) – QMI. 

 

Fillimi i punimeve në rrugën N9 (Prishtinë – Fushë-Kosovë) do të jetë në orën 11:00 te hyrja e FSK-së, ndërsa në rrugën N2 (Veternik – QMI) në orën 11:30 te rrethi QMI.

 

 

Divizioni për Komunikim Publik i MI

 


Foto Galeria

Video Galeria