Njoftim për media

 Ju njoftojmë se nesër, më 29 shtator 2026, në ora 12:30, në Ministrinë e Financave, do të mbahet konferencë për media me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, z. Dimal Basha, dhe Ministrin e Financave, z. Hekuran Murati, me rastin e vizitës në Kosovë të delegacionit të nivelit të lartë të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD). 


Delegacioni i SFD-së udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv, z. Sultan bin Abdulrahman Al-Marshad, dhe vizita zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit për financimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N2 Prishtinë–Mitrovicë.

Foto Galeria

Video Galeria