Njoftim për mbyllje të rrugës Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren - Prevallë, nga fshati Gornje Sello deri në Prevallë (tek hotel Sharri), do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve, nga 2 korriku 2020 (e enjte).

 

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.

 

Luten të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Foto Galeria

Video Galeria