Njoftim: Mbyllje e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit

Prishtinë, 14 shkurt 2019


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:


15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

 

Foto Galeria

Video Galeria