NJOFTIM
Gjatë reshjeve të fundit në rajonin e Dukagjinit, nga rrjedha e lumit Drini i Bardhë është dëmtuar nënstruktura e urës në rrugën nacionale M9.1 në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës, për ç’arsye zhvillimi i komunikacionit mbi urë është bërë i pasigurt.
Duke pasur parasysh këtë gjendje, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota nxori një vendim, me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M9.1 në segmentin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në fshatin Rakovinë, komuna e Gjakovës.
Gjatë ndalimit të qarkullimit mbi këtë urë, pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i shfrytëzojnë rrugët alternative: rrugën rajonale R111 Xërxë-Ratkoc-Kramovik, ose rrugën rajonale R110 Xërxë-Rahovec-Malishevë.
Mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit do ta bëjë Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Rrugëve.
Ky vendim mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.