Njoftim

Duke u bazuar në urdhëresën e lëshuar këto ditë, Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë personat fizik dhe juridik që deri më datën 31.12 2012, të heqin të gjitha panot reklamuese, për brezin rrugor në rrugët nacionale dhe regjionale për të cilat nuk kanë marrë leje dhe pëlqim nga Ministria e Infastrukturës. Sipas kësaj urdhërese pas datës 31.12 2012, obligohet inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës, që t’i heqë të gjitha panot raklamuese të cilat janë të vendosura në rrugët nacionale dhe regjionale, të cilat tashmë janë vendosur nga perzonat fizik apo juridik, dhe që nuk kanë pëlqim dhe leje nga Ministria e Infrastrukturës. Shpenzimet për dëmtimet e mundshme të panove reklamuese  gjatë heqjës së tyre nuk i bartë Ministria e Infrastrukturës.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi menjëherë.

Foto Galeria

Video Galeria