Njoftim!

 Sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 22 korrik 2026 priten stuhi me bubullima, reshje intensive, breshër dhe erëra të forta në të gjithë territorin e Kosovës.


U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe ngasësve që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, për shkak të dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga erërat dhe reshjet e fuqishme.


Gjatë periudhave të stuhisë:


  • Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme;
  • Përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe mbani distancë të sigurt;
  • Mos ndaloni dhe mos parkoni nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve që mund të rrëzohen;
  • Vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur;
  • Respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.


Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve do të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate që mund të paraqitet në infrastrukturën rrugore.


Siguria juaj është prioritet. Ju lutemi, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive.

Foto Galeria

Video Galeria