Njoftim
Njoftojmë opinionin publik se në periudhën me 13 dhe 14 qershor 2026 se Federata e Auto Sporteve të Kosovës do të organizoj garën në disiplinën Malore që do të mbahet në aksin rrugorë Radavcë-Kullë.Gara është e vlefshme për kampionatin e automobilizmit të Kosovës 2026 dhe kampionatin ndërkombëtar FIA CEZ (FIA – Zona e Evropës Qendrore)
Gara do të zhvillohet sipas këtij programi në vijim:
Dita e parë (dita e stërvitjes) – 13 qershor 2026
- Ora 10:00
- Nisja/Starti nga (restaurant) \"Te Arat\" – Radavc,
- Itinerari: Radavc – rrugës për Kullë (caku 5.6 km)
- Përfundimi Ora 18:00 - Kulle
Dita e dytë – 14 qershor 2026
- Ora 10:00
- Nisja/Starti nga (restaurant) \"Te Arat\" – Radavc,
- Itinerari: Radavc – rrugës për Kullë (caku 5.6 km)
- Përfundimi Ora 18:00 - Kulle
Për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Auto Sporteve të Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.
Me këtë rast, njoftojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik se gjatë zhvillimit të garës mund të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim në segmentet e përfshira në itinerar. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit të vendosur përgjatë rrugëve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për organizimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe promovimin e Autosporteve si sport.










