Njoftim

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se sot, më 5 qershor 2026, në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Çiklizmit, do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja në Lipjan në drejtim të Hanit të Elezit, deri në hyrjen-daljen në Bibaj.

\"⏰\" Koha e kufizimit: nga ora 13:00 deri në përfundim të garës 17:00
\"📍\" Segmenti i prekur:
Hyrje-dalja Lipjan – Hyrje-dalja Bibaj.
Gjatë kësaj periudhe, automjetet që qarkullojnë në drejtim të Hanit të Elezit do të orientohen të dalin nga autostrada në hyrje-daljen Lipjan dhe të vazhdojnë qarkullimin përmes rrugës nacionale Prishtinë – Hani i Elezit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, si dhe rekomandon respektimin e sinjalizimit të përkohshëm dhe udhëzimeve të Policisë së Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria